Me disa foto të Jonit duke ndërtuar lego të ndryshme, moderatorja e njohur Arbana Osmani ka zbuluar dhe profesionin e ardhshëm të tij. Nëpërmjet disa fotove të djalit të saj të postuar në Instagram, Arbana ka shkruar:
Dashuria ime Joni është një arkitet i vogël i mrekullueshëm dhe ne jemi shumë krenarë.
Nuk do të ishte çudi që kjo kënaqësi e Jonit të përkthehej në profesion kur ai të rritet megjithatë për të zbuluar rrugën që do të ndjekë, do të duhet të rritet dhe pak. Joni zotëron gjithashtu aftësi shumë të mira në gatim, pasion të cilin e ka trashëguar nga mami Arbana. Osmani është padyshim një nga moderatoret më të dashura të publikut. Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike së fundmi, teksa “Big Brother Vip Albania” theu çdo rekord të mundshëm.
Jo vetëm ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kishin të gjithë vëmendjen rreth tyre, por edhe prezantuesja dhe moderatorja shumë e dashur gjithashtu. Faktin se do të bëhet sërish mama na e bëri me dije vetë moderatorja gjatë finales së madhe të “Big Brother VIP”.
Ndërkaq, para disa ditësh Arbana ka komunikuar me ndjekësit e saj dhe ka zbuluar një kuriozitet që besojmë ishte shumë i madh për të gjithë ne. Kur do ta shohim moderatoren përsëri në ekran?