Celebrities Film & Tv Magazine

“Mamanë s’ta zëvendësoj dot, por të premtoj që…”, vjehrra prek me fjalët për aktoren Ana Lika!

Gjithmonë, “ajo që po flitet është e verteta që s’e luan as topi!”. Një emision që pretendon të hyjë në privatësinë e të ftuarit, me lejen e tij, për të rrëfyer diçka të pathenë. Aktorja Ana Lika, e ftuar në “S’e Luan Topi” rrëfeu humbjen e nënës së saj.

Aktorja Ana Lika, gjatë një interviste në S’e luan Topi mori një mesazh nga mamaja e partnerit të saj, Bjordit, Antoneta Nushi. Ajo i tha se të ëmën nuk e zëvendëson dot, por do të jetë pranë saj në momentet më të vështira.

Mamaja e Bjordit: Më ke hyrë në zemër, ky raport u forcua në momentin e ikjes së nënës tënde, nuk mund të harroj atë ditë që erdhi lajmi, ju ishit në shtëpinë time për të festuar Krishtlindjet. Nuk ishte vetëm një nënë e mirë për ty, por edhe ndër miket e mia më të mira, unë nuk mund ta zëvendësoj, por të premtoj që do të më kesh gjithmonë pranë për dorën e ngrohtë të mamasë tënde, ji e lumtur, unë të uroj gjithë të mirat, suksese në karrierë, lumturi pafund me Bjordin dhe qofsh e lumtur.