Showbiz

Mamaja e Rita Orës zemërohet keq me dyndjet e blerësve në prag festash

Mamaja e Rita Orës, me profesion si psikiatre dhe ndihmës mjeke në NHS, ka shprehur zemërimin e saj ndaj dyndjeve të mëdha me blerës në rrugët e Londrës, ndërsa pandemia ndodhet ende mes nesh. Edhe pse vajza e saj i ka shkelur rregullat dy herë më shumë, ajo po mundohet të ndërgjegjësojë popullsinë, gjithashtu sipas burimeve të afërta ajo ka qortuar edhe vajzën e saj.

56 -vjeçarja, u trondit nga skenat në kryeqytet ndërsa blerësit shfrytëzuan në maksimum tolerimet e orareve të daljes për të marrë dhuratat e tyre festive. Mbi një fotografi të rrugës së famshme në Londër, ajo shkroi:

“Nuk mund ta besoj se kjo e ka zhdukur tashmë virusin!!!”

Zemërimi i saj nga turma e blerësve erdhi pasi vajza e saj e yllit të muzikës pop theu rregullat e koronavirusit dy herë brenda disa ditësh.

Kujtojmë se këngëtarja 30 -vjeçare fluturoi me avion privat në Kajro më 21 nëntor për të performuar në hotelin ‘W’ me pesë yje.

Pasi u kthye të nesërmen, ajo duhej të ishte vetë-izoluar për 14 ditë, por përkundrazi, organizoi një festë ditëlindjeje më 28 nëntor në restorantin ‘Casa Cruz’ në Notting Hill, West London.

Fansat akuzuan Ritën për “sjellje të turpshme” në rrjetet sociale. Ajo tha se i vinte shumë keq dhe ofroi të paguante një gjobë prej 10,000 paund si dënim për atë që kishte bërë.