Celebrities Gossip Showbiz

Mamaja e Pete Davidson mezi pret të bëhet gjyshe nga nusja e saj e ardhshme Kim Kardashian!

Siç dihet tanimë ylli televiziv Kim Kardashian është prej disa kohësh në një lidhje me komedianin Pete Devidson, një lidhje që nuk ka kaluar pa u diskutuar nga medie të ndryshme. Ka qenë pikërisht ish-partneri i Kim, reperi i njohur Kanye West i cili nuk ka hezituar të shprehë xhelozinë në lidhje më këtë romancë të nënës së fëmijëve të tij.

Por, mesa duket asgjë nuk po ndikon në lidhjen e re të Kim, dyshja duken shumë të dashuruar me njëri tjetrit madje së fundmi mamaja e Pete, Amy Davidson ka shprehur dëshirën e saj për komedianin dhe Kim Kardashian. Një fans komentoi në një foto të Pete dhe Kardashian në Instagram të cilët ishin duke u puthur në makinë këto fjalë:

Ajo do të jetë shtatzënë me fëmijën e tij deri në fund të vitit.

Ajo çfarë i habiti të gjithë ishte përgjigjia e mamasë së Pete e cila iu kthye komentuesit duke i shkruar me entuziazëm:

“Yayyyy!”

Kim Kardashian nga ana tjetër duket se po e çliron veten nga të gjitha gjërat që i kujtojnë Kanye West. Miliarderja 41-vjeçare postoi dy palë sandale të zeza Yeezy në faqen e saj të internetit ‘Kardashian Closet’ gjatë fundjavës, duke renditur këpucët e përdorura për 375 dollarë dhe 350 dollarë. Të dy palët e takave me rrjetë të zezë në stilin ‘mule’ ishin të disponueshme në numrin 37.

Kanye West vlen të theksojmë se ka shprehur shqetësimin e tij për ndikimin e Pete Davidson tek ish-bashkëshortja e tij, Kim. Reperi deklaroi se është me të vërtetë i shqetësuar se Davidson do ta bëjë Kim të konsumojë drogë. Davidson ka rrëfyer nëpër intervista se ka konsumuar marihuanë, por ka mohuar përdorimin e drogërave. Në një moment, përpara se të diagnostikohej me çrregullim të personalitetit, ai mendoi se sëmundja e tij mendore ishte një “problem droge”.

Siç dihet tanimë Ye nuk është duke e përjetuar aspak mirë ndarjen nga ish-bashkëshortja e tij e aq më tepër nuk po e duron dot faktin që ajo ka krijuar një romancë të re me komedianin. West ka hedhur akuza shpeshherë se Kim nuk po e lejon që fëmijët e tij të takojnë babain e tyre.