Teksa diskutuam rreth emrave më të çuditshëm shqiptarë e të huaj, bisedës së Gentës dhe Albanës iu bashkua mamaja e reperit Ledri Vula, Xheraldina. Ajo zbuloi detaje mjaft interesante rreth emrit të saj ku prindërit janë frymëzuar nga Mbretëresha Xheraldinë gjithashtu dha detaje edhe për emrin e mbesës Poem Blu.
Sa i përket vogëlushes së Ledrit dhe Sarës, Xheraldina zbuloi se me përkëdheli e thërret Poi, ama deri tani nuk ka mundur ta thërrasë kështu ndërkohë që e mban në krahë.
Kjo sepse, Xheraldina ende nuk e ka takuar mbesën e saj dhe pse ka disa javë që ajo ka lindur. Masat anti-COVID dhe distancimi social ka detyruar bebushen dhe gjyshen e saj që të qëndrojnë larg për disa kohë. Poem Blu ka lindur në Gjermani dhe vazhdon të qëndrojë atje me Ledrin dhe Sarën ndërkohë që gjyshërit e saj janë në Kosovë.
Megjithëse janë larg ata shihen gjatë gjithë kohës virtualisht edhe pse kjo nuk e shuan mallin që Xheri ndjen për fëmijët e saj. Ne urojmë që kjo situatë të mbarojë sa më shpejt dhe Xheraldina të mbajë më në fund në krahët e saj Poin e vogël.