Ylli i famshëm kolumbian, Maluma, ka konfirmuar se është bërë baba për herë të parë. Këngëtari i njohur dhe partnerja e tij, Susana Gomez, kanë mirëpritur një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Paris Londono Gomez. Lajmin e ka bërë të ditur vet Maluma me anë të një postimi të publikuar në Instagram.
Më 9 mars ora 8:23 lindi dashuria e jetës sonë Paris Londono Gomez. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja dhe urimet. Susana, faleminderit që përmbushe ëndrrën time më të madhe për të qenë baba, nuk do ta harroj kurrë atë moment. Ju dua!
View this post on Instagram
Partnerja e 30 vjeçarit ka lindur në Cinica El Rosario në Medellin. Çifti, i cili është bashkë që nga viti 2020, njoftoi shtatzëninë e tyre në videoklipin e Malumas për këngën e tij “Procura” në tetor 2023. Dyshja janë të dy nga Medellin, Kolumbi.