Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.
Pak ditë më parë, artisti ndau me ne një projekt shumë të ndjerë me një tekst që i dedikohet zemrave të thyera. “Malet” quhet surpriza më e fundit e Yllit për ndjekësit e tij që duket se është pritur mjaft mirë nga këta të fundit dhe vetëm pak pas publikimit si videoklip në platformën YouTube ka arritur afro 2 milion klikime.
Së fundmi në rrjet kanë qarkulluar lajme se artisti këtë herë do të punojë për një projekt që ka një impakt më të madh, duke synuar të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion 2023. Mirëpo, duket se të gjitha këto lajme nuk janë të vërteta pasi ka qenë vetë këngëtari që me anë të një Instastory e ka mohuar pjesëmarrjen e tij.
Një video që Yll Limani ka postuar në llogarinë e tij në Instagram ku shfaqet duke dëgjuar një ‘copëz’ nga kënga e tij më e re që edhe pse nuk është publikuar ende ka arritur të bëhet virale në TikTok pasi shumë përdorues të kësaj platforme kanë krijuar video me të.
Por, ajo që e bën pritjen edhe më emocionuese të këtij projekti është se do të jetë në bashkëpunim me producentin e njohur Flori Mumajesi, i cili po bën një rikthim në tregun muzikor pas një periudhe të gjatë pauze.