Automobile Propre e Francës hetoi rënien e fuqisë së makinave elelektrike gjatë shirave ekstremë. Është e qartë se ky është një faktor kufizues. Ashtu si me makinat me motorë me djegie të brendshme, shtresa e ujit që grumbullohet para gomës siguron rezistencë rrotullimi. Kjo do të thotë se automjeti ka nevojë për më shumë fuqi për të lëvizur me të njëjtën shpejtësi. Lagështia e lartë e ajrit gjithashtu shkakton rezistencë më të madhe aerodinamike. Ajri më i ftohtë ka një densitet më të lartë, ndërsa sipërfaqja e ftohtë e rrugës ndikon në temperaturën e gomave. Sa më i ftohtë të jetë, aq më shumë rritet konsumi.
Testet u kryen në të njëjtën rrugë, në një temperaturë të jashtme identike dhe pa ajër të kondicionuar, për të izoluar më mirë konsumin e tepërt për shkak të shiut. Matjet janë bërë në modelet Cupra Born, Peugeot e-3008, Renault Scenic e-Tech dhe Audi e-Tron GT RS, ndër të tjera. Hulumtimi është bërë në rrugë, në shi të rrëmbyeshëm, pra jo në kushte laboratorike.
Konsumi shtesë ishte 4 kWh për 100 kilometra, duke ulur rrezen me rreth 16.7%. Kjo rezulton në gati 60 kilometra më pak distancë të ngarjes për karikim. Ngasja më e shpejtë (130 km/h) në kushte të thata rezulton në një konsum shtesë prej 1.2 kWh për 100 kilometra. Kjo është arsyeja pse makinat elektrike përshkojnë mesatarisht 15 kilometra më pak. Ndërkaq, ju rikujtojmë se para se të bleni makinën e parë elektrike, mendohuni mirë.
Automjetet e këtij lloji nuk janë aq të njohura sa supozohej disa vite më parë kur filloi prodhimi i tyre. Prandaj lindin pyetjet, sa humbasin në fakt automjetet elektrike në vlerë? Pse popullariteti i makinave elektrike nuk është i kënaqshëm? Arsyeja për këtë, ndër të tjera, është mungesa e subvencionimit apo lehtësimit për blerje të tilla në disa vende, mbulimi i dobët me infrastrukturën e karikimit dhe jetëgjatësia e pakënaqshme e baterisë. Situata është analizuar nga portali iseecars.com, duke marrë parasysh të dhënat nga tregu amerikan. Rezulton se vlera e përgjithshme e makinave ka rënë gjatë vitit të kaluar, por hendeku midis automjeteve me djegie të brendshme dhe makinave elektrike është i madh.