Bota

Makina dhe shtëpia plot me eksplozivë, detaje tronditëse për atentatin ndaj Trump!

Sulmuesi ish-presidentit Donald Trump kishte material shpërthyes brenda makinës dhe në banesën e tij, sipas CNN.

FBI e ka identifikuar publikisht personin e armatosur si Thomas Mattheë Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani.

Autoritetet thonë se ai qëlloi të disa herë nga çatia e një ndërtese jashtë vendit të tubimit, përpara se të vritej nga agjentët e Shërbimit Sekret.

Arma që dyshohet se është përdorur nga personi i armatosur ishte e babait të tij, raporton Associated Press.

Zyrtarët besojnë se arma e përdorur për të qëlluar ndaj Donald Trump është blerë nga babai i Thomas Crook. Duke folur në kushte anonimiteti, dy oficerë i thanë AP se babai i Crooks kishte blerë një armë të paktën gjashtë muaj më parë.

Ndërkohë shtëpia e tij është rrethuar nga policia, ndërsa po ashtu edhe lagjja, teksa bizneset janë mbyllur.