Celebrities Gossip Showbiz

Majk me një surprizë të re së shpejti?

Majk, reperi, këngëtari dhe tekstshkruesi shumë i dashur për publikun, rikthehet me një projekt të ri muzikor pas bashkëpunimit mjaft të suksesshëm me Dafina Zeqirin ‘Më fal’. Para disa ditëve, reperi na tregoi se do të vijë sërish me një bashkëpunim. Bëhet fjalë për reperin, njëkohësisht mik të mirë të tij dhe besojmë e morët me mend se po flasim për Getoar Selimin, i njohur për publikun si Ghetto Geasy. Dyshja kanë disa bashkëpunime së bashku që padyshim numërojnë miliona klikime e pëlqehen shumë.

Pak minuta më parë, Majk ka publikuar një foto teksa shfaqet në studio muzikore, megjithatë nuk dimë nëse artisti po punon mbi projektin me Getoarin apo na paralajmëroi se do të sjellë dhe një këngë solo. Detajet mbi projektet e reja do të na i thotë vetë reperi gjatë ditëve në vijim në rrjetet e tij sociale.

Në muajin janar u publikua një nga bashkëpunimet mes dy artistëve të njohur, Dafina Zeqiri dhe Majk me titull “Më fal”. Ky bashkëpunim rezultoi që të ishte një sukses i madh sepse menjëherë pas publikimit dhe deri tani numëron mbi 10 milion klikime në kanalin YouTube. Një melodi e bukur një muzikë dhe një tekst i pritur shumë mirë nga dëgjuesit por ndoshta ka dhe diçka që nuk shkon.

Shpesh herë na ka ndodhur që gjatë kohës që ne dëgjojmë një këngë të na vijë në mendje një këngë tjetër me po të njëjtën melodi apo me të njëjtin refren. Këngët shqiptare në përgjithësi janë vënë shpeh herë përballë këtij fakti. Kështu ka ndodhur edhe me bashkëpunimin e Dafinës dhe Majk. Refreni i këngës së tyre është pothuajse i ngjashëm me melodinë dhe refrenin e një kënge të huaj nga dy artistë të njohur serb.