Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Jeta personale e reperit shpesh ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave dhe kjo për arsye se artisti shpesh fotografohet nga paparacët në shoqërinë e vajzave (të njohura për publikun ose jo).
Së fundmi, Majk duket se është bërë nostalgjik dhe ka ndarë me ndjekësit një foto nga fëmijëria e tij me disa prej shokëve e veshja e tij që atëhere tregon shumë për stilin e tij. Krahas, reperi ka shkruar:
Kam qenë Gangster edhe në fillore…
Para një jave, Majk publikoi këngën e tij më të re ‘Para se me shku’. Ky projekt i dedikohet dashurisë dhe në vetëm një javë ka arritur afro 1 milion klikime në platformën YouTube.