Mahnitëse! NASA publikon imazhet, dy galaktikat e bashkuara formojnë figura të kafshëve

NASA ka publikuar fotot më të fundit të kapura nga teleskopi hapësinor James Webb, duke shfaqur dy galaktika të bashkuara nga një mjegull blu që përbëhet nga yje dhe gaz. Këto dy galaktika, të cilat kanë filluar të ndërveprojnë mes tyre para 25 deri 75 milion vjetësh, janë pinguini dhe veza .

James Webb është teleskopi më i fuqishëm që është lëshuar ndonjëherë në hapësirë dhe është specializuar në kapjen e dritës infra të kuqe. Kjo teknologji e veçantë e lejoi të kapte këto dy galaktika me detaje të mahnitshme. Imazhet e publikuara tregojnë rreze infra të kuqe afër dhe të mesme të këtyre dy objekteve ndërvepruese, duke përdorur instrumentet Kamera me Infra të Kuqe afër dhe Instrumenti me Infra të Kuqe të Mesme.

 

Mark Clampin, drejtor i Divizionit të Astrofizikës në NASA, tha se James Webb ka transformuar ndjeshëm pikëpamjen tonë për universin dhe ka mundësuar një lloj shkencës së klasit botëror që e shtyu NASA-n ta realizojë këtë mision. Ky lajm është vlerësuar si një hap shumë i rëndësishëm për shkencën dhe hulumtimet në astronomi, duke hapur dritën mbi proceset e formimit të yjeve dhe zhvillimin e galaktikave në hapësirë.

Kjo është një galaktikë eliptike, që do të thotë se është e mbushur me yje të plakur dhe përmban më pak gaz dhe pluhur për t’u tërhequr nga forcat e jashtme gravitacionale. Nëse të dyja do të ishin galaktika spirale, kjo pamje unike nuk do të kishte marrë formë.