Celebrities Fashion

Mahnit Cardi B! Ja çfarë bëri këtë herë reperja…

Këngëtarja e njohur Cardi B asnjëherë nuk ka pasur kurrë frikë që të guxojë. Së fundmi ajo vendosi që t’i mahniste të gjithë me paraqitjen e saj, në ekspozitën e Thierry Mugler gjatë Javës së Modës në Paris. Gjatë parakalimit në tapetin e kuq në ‘Musee Des Arts Decoratifs’ reperja dukej mjaft sensionale me fustanin e kuq, i cili kishte gura të shkëlqyeshëm kudo. Pjesa më e rëndësishme e të gjithë veshjes ishin pendët e pafundme në pjesën e kurrizit të cilat vinin deri lart dhe e mbulonin atë.

Në momentin që ajo u sigurua që kishte vëmendjen e të gjithëve filloi të pozonte përballë kamerave. Pëveçse ishte e veshur me fustanin e shëndritshëm dhe me gurat e pafundëm ajo çfarë ra në sy ishin edhe vetullat e saj të mbushur plot me gurë po në njgyrë të kuqe. Këngëtarja gjitmonë ka qenë në qendër të vëmendjes me mënyrën e saj të veshjes dhe të paraqitjes në eventet ku ajo është e ftuar.

Kujtojmë se Cardi B është bërë nënë për herë të dytë. Reperja e njohur dhe bashkëshorti i saj, reperi Offset, kanë mirëpritur fëmijën e dytë së bashku që është një djalë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Cardi në një postim të bërë në llogarinë e saj në Instagram.

28-vjeçarja ka ndarë lajmin e lumtur përkrah një fotografie të saj, ku shihet teksa mban foshnjën e porsalindur në krah dhe pranë tyre qëndron edhe Offset. Në mbishkrimin e këtij portreti të ëmbël familjar, Cardi ka treguar dhe datën e lindjes së vogëlushit të saj.

04/09/2021

Në një deklaratë të bërë për revistën “People”, çifti u shpreh:

Ne jemi shumë të lumtur që më në fund takuam djalin tonë. Ai tashmë është i rrethuar me dashuri nga familja dhe miqtë dhe mezi presim ta prezantojmë me vëllezërit e motrat e tij të tjerë.