Zbardhen detaje nga takimi mes presidentit të Autoritetit Palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar, Mahmoud Abbas, dhe këshilltarit të sigurisë kombëtare të SHBA, Jake Sullivan.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, Abbas i tha zotit Sullivan se SHBA duhet “të ndërhyjë për të detyruar Izraelin të ndalojë agresionin e tij kundër popullit tonë në Bregun Perëndimor, përfshirë Jeruzalemin e pushtuar”.
Zyrtarët u takuan në qytetin e Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar, të premten.
Më herët, zoti Sullivan tha në një konferencë shtypi se dyshja do të diskutojnë “përpjekjet e vazhdueshme për të promovuar stabilitetin në Bregun Perëndimor”, duke përfshirë përpjekjet për “përballjen me terrorizmin dhe mbështetjen e forcave të sigurisë së Autoritetit Palestinez përmes koordinatorit të sigurisë së SHBA-së për Izraeli dhe Autoriteti Palestinez”.
Sullivan tha se shpresonte se kjo do të arrihej përmes “rinovimit dhe rivitalizimit” të Autoritetit Palestinez. Z. Sullivan tha se SHBA do të ushtrojë presion ndaj Izraelit që të mbajë “kolonët ekstremistë përgjegjës për dhunën kundër civilëve palestinezë”.