Shpeshherë na ndodh që organizmi jonë të ketë mungesa të lëndëve ushqyese apo vitaminave. Këtë e vëmë re në momentin që ne kryejmë disa kontrolle dhe analiza mjekësore. Nëse flasim për magnezin dhe mungesën e tij në organzimin tonë, mjekët gjithmonë japin sugjerime që të merret ose në formën e një suplementi apo medikamenti apo edhe me anë të konsumit të ushqimeve të pasura me magnez.
Magnezi është një jon thelbësor që gjendet në çdo qelizë të trupit tonë. Ai ka një rol shumë të rëndësishëm në qelizat tona, duke përfshirë edhe metabolizmin, transportin nëpër membranat qelizore dhe hormonet lidhëse. Edhe sasia e tepërt e magnezit mund të jetë e dëmshme për trupin tuaj, marrja e tij në nivelet e duhura është në rregull. Por si ndikon magnezi dhe për çfarë ndihmon në organizmin tone më shumë?
1. Kapsllëk i lehtë: Një efekt anësor i njohur i suplementit të magnezit është diarreja, dhe prandaj rekomandohen disa formulime të magnezit për pacientët që mund të vuajnë nga kapsllëku.
2. Migrena: Testimet mbi suplementet e magnezit oral këtu janë të dyshimta por pozitive, megjithëse të dhënat në përgjithësi janë mjaft të kufizuara. Nëse ende dëshironi të provoni magnezin, rritja e sasisë së ushqimeve të pasura me magnez në dietën tuaj ditore është ende një zgjidhje e mirë.
3. Luhatje të humorit: Një studim i vitit 2016 zbuloi se njerëzit me depresion të shkallës së parë dhe të cilët morën suplemente magnezi për gjashtë javë raportuan përmirësim të humorit në krahasim me ata që nuk morën. Megjithatë, ne nuk kemi prova me cilësi të lartë që tregojnë një përfitim të magnezit për simptomat e ankthit.
4. Sheqeri i lartë në gjak: Rritja e konsumit të ushqimeve të pasura me magnez shoqërohet me një rrezik më të ulët të diabetit të tipit II, megjithatë, sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit, nuk ka prova të mjaftueshme që magnezi ndihmon në uljen e sheqerit në gjak tek njerëzit me diabet.
5. Presioni i lartë i gjakut: Studime të shumta kanë konfirmuar se plotësimi i magnezit do të ulë presionin e gjakut.
Disa nga ushqimet që janë shumë të pasura me magnez janë:
• Spinaqi
• Farërat dhe frutat e thata
• Çokollatë e zezë
• Avokado
• Peshku
• Bishtajoret
• Drithërat