Macron i jep lamtumirën “zonjës së hekurt” të Evropës dhe mirëpret kancelarin e ri gjerman!

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dhënë në mënyrën e tij “lamtumirën” e fundit Anglea Merkle dhe ka uruar kancelarin e ri gjerman, Olaf Scholz.

Faleminderit, e dashur Merkel, që nuk i ke harruar kurrë mësimet e historisë, që ke bërë kaq shumë për ne, me ne, për ta çuar Evropën përpara”, ka shkruar ai në Twitter, ndërsa postimin e ka shoqëruar me momentet të ndryshme bashkë me “zonjën e hekurt” të Evropës.

I dashur Olaf Scholz, kapitullin e radhës do ta shkruajmë bashkë. Për francezët, gjermanët, dhe evropianët”, këto kanë qenë fjalët që i ka dedikuar Macron kancelarit të ri të Gjermanisë.