Botë e Çuditshme

Macja më e madhe në botë është 1.2 m e gjatë dhe ka nevojë për karrocë për të ecur!

Macja aktuale më e madhe në botë është aq gjigante sa disa nga përdoruesit në rrjet besojnë se nuk është e vërtetë, thotë pronarja e saj. Maçoku Barivel që jeton në Itali, është 120 cm i gjatë dhe ka vendosur rekordin botëror për gjatësinë e tij. Pronarët e tij Edgar Scandurra e Cinzia Tinnirello, thonë se Barivel ishte maçoku i përkryer për familjen e tyre.

Edgar thotë:

Është pak i turpshëm, ndoshta naqë kur njerëzit e shikojnë tremben, por për ne është një dhuratë e madhe.

Barivel ka lindur në shtator 2016 dhe theu rekordin në 2018, kur ishte vetëm dy vjeç. Familja thonë se prisnin që ai të rritej edhe më shumë, pasi macet e racës Maine Coon vijojnë të rriten deri në moshën 3 deri në pesë vjeç. Edgar shton për masën e tij:

Shumë njerëz, kur postoj një foto të tij besojnë se është e manipuluar, prej masës së madhe. Është një maçok i mirë por kur dalim jashtë ka nevojë për karrocë, nuk e di nëse njerëzit jashtë habiten me shumë nga masa e tij e madhe apo nga fakt që e shikojnë në karrocë.

Barivel ka gjetur tashmë dhe famën e tij online, me një llogari në Instagram që ka mijëra ndjekës. Imazhet e tregojnë felinin duke u relaksuar ose të veshur me kapele dhe lodra. Edgar shton:

I pëlqen peshku ton dhe lloje të tjera peshku. Kur hamë ne ha dhe ai sepse ndjen erën e ushqimit.

Burri shpjegon më tej:

Doktorët na kishin thënë të majmë një mace pasi të ndryshon jetën. Dhe në fakt macet të mësojnë shumë gjëra, edhe pse janë të çuditshme.