Aktualitet

Lushnjë, arrestohet 49-vjeçari/Tentoi të vriste me thikë një shtetas!

Parandalohet ngjarja e rëndë në Lushnjë. Një 49-vjeçar tentoi të vriste me thikë një 40-vjeçar, por u arrestua nga policia. Dyshohet se ky shtetas u përpoq ta vrasë me mjet prerës duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup, gjatë një konflikti për motive të dobëta. I lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar: 

Lushnjë/Ndërhyrja e Policisë parandalon një ngjarje që mund të kishte pasoja fatale.

Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë), një shtetas, vihet në pranga autori.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se në një biznes (market), në qytetin e Lushnjës, ka një konflikt, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi:

-G. H., 49 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Në një tjetër zhvillim, një person qëlloi me armë zjarri në ajër në Shkodër, në sheshin “Prekë Cali” në lagjen Skënderbeg. Autori hapi zjarr me pistolete pasi doli nga një lokal. Ende nuk dihen rrethanat. Policia shoqëroi në komisariat të dyshuarin dhe dy shtetas që ishin me të.

Viktor Marku, i cili u arrestua sot pasi qëlloi me armë zjarri në Shkodër është autori i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë, në vitin 2020.  Por pasi u arrestua, ndaj tij u pushua çështja për mungesë provash.

Gjykata e Tiranës në vitin 2022 pushoi çështjen ndaj Viktor Markut dhe Sebastian Malit për vrasjen e Hekuran Billës. Nga hetimet për më shumë se 1 vit e gjysmë, gjykata doli në përfundimin  nuk janë gjetur prova për të çuar pas hekurave Markun dhe Malin që dyshoheshin si organizatorë.