Celebrities Gossip Showbiz

Lupita Nyong’o dhe Joshua Jackson në një romancë dashurie?!

Aktorët e njohur Lupita Nyong’o dhe Joshua Jackson kanë nxitur së fundmi aludimet për një romancë dashurie. 40-vjeçarja dhe 45-vjeçari, u panë të kapur për dore pranë Autocamp në Joshua Tree, Kaliforni. Prej disa kohësh kanë qarkulluar thashethemet për romancë rreth aktorëve, por kjo është hera e parë që ata shfaqen së bashku në publik.

Një burim i tha ET se:

Joshua dhe Lupita po shijojnë kohën së bashku. Është ende herët, por ata po argëtohen dhe flirtojnë me njëri-tjetrin. Miqtë e tyre nuk janë të befasuar që ata janë lidhur.

Dalja e tyre vjen vetëm disa javë pasi Jodie Turner-Smith paraqiti kërkesën për divorc nga aktori i Dawson’s Creek pas tre vitesh martesë. Ajo përmendi “dallimet e papajtueshme” si arsye për zgjidhjen e martesës. Jodie po kërkon kujdestarinë e përbashkët të vajzës së tyre 3-vjeçare, Juno Rose Diana Jackson.

Ylli i “White Noise” u takua me aktorin e “Dawson’s Creek” në festën e ditëlindjes së tij në 2018 dhe u fejua më pak se një vit më vonë. Dyshja u martuan, në një ceremoni private në dhjetor 2019. 45-vjeçari dhe Turner-Smith mirëpritën vajzën e tyre në vitin 2020. Nyong’o nga ana tjetër zbuloi në një intervistë se i kishte dhënë fund lidhje me Selema Masekela.