Çdo javë emisioni “Vitality Vibes” trajton një patologji të ndryshme, ku flasin njerëzit rreth një sëmundje, sqarohet si nisen simptomat e para dhe ndjesitë e tij. Më pas ky rrëfim i tregohet ekipit të mjekëve i cili shikon nëse mund të nxjerrin një diagnozë paraprake pa vizituar pacientin ose mund t’i japin një këshillë në mënyrë direkte, medikamente, ushtrime, këshilla, etj.
Në këtë episod nuk ishte vetëm një i ftuar, por plot tre. Të tre ata kanë një emërues të përbashkët që është pikërisht vrapi. Përpara se ta trajtojmë më gjatë këtë temë dhe se si lidhet ky aktivitet me sportin, të ftuarit specialë janë Besnik Kasemi, Danjel Biturku dhe Brixhida Muça.
Një nga thirrjet e dy të ftuarve në studio për dëgjuesit e Top Albania Radio ishte që t’i bashkohen këtyre maratonave jo vetëm për të vrapuar e për të mbajtur trupin në formë, por edhe për kauzat që ato mbështesin. Përsa i përket Brixhildës, ajo ka një qendër që quhet “Lumturo Dhimbjen”, e cila është mjaft e veçantë dhe e para në llojin e saj, pasi ofron terapi dhe shërbime falas për adoleshentët e spektrit të autizmit. Më tej, ajo shtoi:
Në fakt “Vrap Lale” na mbështet ne dhe ata vrapojnë vetë e po sensibilizojnë shoqërinë që të vrapojnë në “Run For Autism” që ne prindërit që e kemi këtë vrapojmë tërë jetën në këtë kauzë, në këtë sfidë, në këtë maratonë të jetës sonë. Ajo çka bën “Vrap Lale” është sensibilizimi në njohje, në pranim dhe në mbështetje. Dhe kjo mbështetje sigurisht ka ardhur edhe monetarisht dhe ka siguruar dhe një të ardhur për qendrën që të japë shërbimin e munguar dhe të duhur. Pra nuk është vetëm të sensibilizojë, por të sjellë edhe të ardhura.