“Për’puthen” është një program që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm. Pak kohë më parë, nisi transmetimi i “Për’puthen +40”, i cili gjithashtu fitoi zemrat e publikut vërtet shpejt.
Një nga personazhet e “Për’puthen +40”, Luljeta Nallbani, arriti të bëhet pë një kohë të shkurtër qendra e diskutimeve dhe lajmeve në media. Ajo fitoi simpatinë e publikut me sinqeritetin e saj, si dhe për faktin që është pa komplekse. Një grua 60-vjeçare, e cila mendon se kurrë nuk është vonë të gjesh dashurinë e pastër, u bë pjesë e emisionit, dhe papritur të gjithë donin të dinin për të.
Lajmin e keq për fansat, e dha Luljeta në “Abc e Pasdites”, duke njoftuar largimin e saj nga emisioni. Ajo u shpreh se shkaku është pamundësia e saj për të qenë e pranishme pasi i duhet të vijë nga Fieri drejt Tiranës.
Luljeta nuk arriti të përputhet në emision, duke dalë kështu single edhe pas disa takimeve romantike. Kujtojmë, se Luljeta është shprehur se i pëlqejnë udhëtimet, palestra dhe të merret me pamjen e saj të jashtme.