Inxhinierja e njohur, Luljeta Bozo është kthyer sërish në qendër të vëmendjes kohët e fundit, pasi pranoi të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit për Partinë Socialiste.
Bozo është e para në listën e Tiranës, ndërsa u përzgjodh nga kryeministri si figura simbol e tërmetit të 26 nëntorit.
Kandidimi i saj për deputetë e ka sjellë në fokus, ndërsa shpesh është pjesë e studiove të ndryshme televizive.
Mirëpo, së fundmi inxhinierja ka habitur me deklaratën e saj, pak ditë më parë, në studion televizive të “Dekalog”.
E pyetur për kohën e komunizmit e të Enver Hoxhës, ajo u shpreh me bindje se periudha e regjimit kishte më shumë anë pozitive sesa negative në vend.
Luljeta Bozo, gjithsesi shprehet në intervistë, se dënon dënimin e personave, të cilët burgoseshin, vetëm se flisnin kundër sistemit.
Pjesa nga intervista:
Pyetje: Enver Hoxha a ishte diktator?
Luljeta Bozo: Ishte diktator, në ato që ishte.
Pyetje: Çfarë dëmesh i ka shkaktuar Enver Hoxha dhe figura e tij kombit shqiptar?
Luljeta Bozo: Po t’i vësh në balancë, ka më shumë anë pozitive sesa negative.