Big Brother Radio Celebrities Gossip Showbiz

I biri i Gazit zbulon çfarë i ka thënë banorit para se të hynte në shtëpinë e “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Ndërkohë, të ftuar sot në “Big Brother Radio” ishin ish-banorja e “BBV3” Dea Vieri dhe djali i një prej konkurrentëve aktualë, Rei Ujkashi.

Një nga temat më të diskutuara së fundmi ka qenë dhurata nga jashtë për Gazin, pikërisht lule nga bashkëshortja e tij me rastin e Shën Valentinit. Lule që shkaktuan të qeshura te disa prej banorëve, por si e komenton i biri i Gazit këtë situatë?!

Lulet kushdo i personifikon siç do vetë. Pavarësisht se nuk i kanë dhënë lule njëri-tjetrit, ishte hera e parë që ndodh.

Ndërkohë, si e përshkruan Rei eksperiencën e të atit në “BBV3”?!

E shoh shumë mirë… I thashë ik merru me ata dhe më lër mua të qetë (qesh). Ai është babai im, kritikat do m’i bëjë. Besimin më të madh e kam te ai, çdo kritikë e atij vlen. Ne bisedojmë për çdo gjë.