Një fermer izraelit ka shënuar rekordin Guinness, pasi ka rritur luleshtrydhet më të mëdha në botë. Bëhet fjalë për fermerin Chahi Ariel, i cili ka kultivuar luleshtrydhe me peshë 289 gramë, 5 herë më të madhe se pesha mesatare e një kokrre të kuqe, të zakonshme të varietetit lokal Ilan. Luleshtrydhja ishte 18 centimetra e gjatë dhe 34 centimetra në perimetër, sipas Guinness.
Ndërkaq, fermeri u shpreh se:
Luleshtrydhet u zhvilluan ngadalë për më shumë se 45 ditë nga lulëzimi, gjë që shkaktoi madhësinë e saj të madhe në fazën e pjekjes së plotë.
Ariel kishte shpresuar se do të ishte fitues kur panë se sa të mëdhaja po rriteshin frutat në fermën e tij familjare vitin e kaluar. Ai ka pritur konfirmimin për një rekord ndërsa mbante si provë luleshtrydhen gjigante në frigorifer.
Kur dëgjuam, ishte një ndjenjë e mahnitshme. Unë u hodha në makinë, qesha dhe këndova. Ne e kemi pritur këtë për një kohë të gjatë.
Moti i pazakontë i ftohtë në fillim të vitit 2021 ngadalësoi procesin e pjekjes së luleshtrydhes, duke e lejuar atë të vazhdojë të fitojë peshë.
Rikujtojmë se rekordi i mëparshëm për luleshtrydhet më të rënda në botë ishte 250 g, i rritur nga Koji Nakao në Fukuoka, Japoni në vitin 2015.