Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Efi ka treguar se është një vajzë shumë e rezervuar, të paktën sa i përket jetës së saj private. Edhe pse një ose dy herë ka përmendur faktin që është e lidhur me dikë jashtë, Efi nuk ka dhënë më tepër detaje. Ndonëse Luizi e ngacmoi disa herë, që ajo të tregonte diçka më shumë, ishte e kotë. Efi nuk ndau me Luizin dhe Nitën asnjë detaj të tij, përveç faktit që është njeri i qetë dhe se nxjerr më të mirën e saj. Më herët ajo ka thënë se i dashuri i saj është ekonomist.
Puthja mes Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ishte shëndrruar në një “dramë” më vete brenda shtëpisë së “Big Brother”, teksa këngëtari e kërkonte me ngulm prej shumë kohësh, por moderatorja nuk kishte rënë pre e “presionit”, të paktën deri në atë moment. Fill pas kësaj situate, afrimiteti midis tyre është bërë akoma edhe më i ngushtë dhe momentet romantike janë gjithmonë prezente.