Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Vetëm pak më parë gjatë disa debateve mes banorëve, të cilat vazhdojnë që nga ‘Prime-i’ i fundit, më kryesorët janë Luizi, Kejvina dhe Kiara, ku këto të fundit kanë ‘shpërthyer’ në lot. E për këtë situatë të krijuar Luizi ka fajësuar Oltën duke mos iu kursyer me fjalët që i është drejtuar.
Kjo është nëna e punës. Bravo kur gjen kshu viktimash që i përdor dhe i nxit dhe i bën të dalin mendsh, siç ia bëri Zhakut, Gentit dhe kësaj. Por prit mua këtu më ke. Këtu do më kesh. Unë do i fik dritat kësaj shtëpie. Mua nuk më intimidon, as më fyen, asgjë nuk më bën.
Ndërkohë, edhe Efi duke biseduar me Kiarën është shprehur se këtë situatë e ka shkaktuar Olta. Tensionet kanë qenë të larta, teksa Kejvina dhe Kiara nuk i kanë kursyer lotët.