Situata e të martës mbrëma në “Big Brother VIP” e krijuar nga Luizi vazhdon të mbetet një temë delikate brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas rrëfimit të tij se vuante nga një sëmundje e rrallë, gjatë Prime, këngëtari u shpreh se ajo histori nuk është e tij por e një shoku të tij duke mohuar kështu fjalët që vetë kishte thënë.
Këngëtari tregoi se ka pasur disa simptoma të ngjashme me të mikut të tij ndaj e frikësoi ideja se mund të vuante nga e njëjta sëmundje. Kjo histori deri tani ka shokuar të gjithë banorët dhe opinionin publik. Për të qetësuar të gjithë, Luizi është dërguar live në transmetim në spital dhe doktoresha e spitalit “Shefqet Ndroqi” deklaroi se pas analizave Luizi doli i pastër, pra pa asnjë rrezik për një sëmundje të rëndë.
Situata e krijuar nga gënjeshtra e Luizit sigurisht që nuk mbeti pa u komentuar nga banorët. Ishte pikërisht aktorja Olta Gixhari e cila e komentoi situatën duke thënë se Luizi lëshoi një bombë. Përballje të forta ka pasur mes Oltës dhe Luizit gjatë orëve të fundit teksa ky i fundit iu drejtua aktores si më poshtë.
Ajo ka frikë vetëm diçka që pas kësaj sjelljeje, është e ndërgjegjshme, e di se çfarë e pret. Kjo këtë frikë ka.