Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
E sigurisht që një nga dyshet më të përfolura janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Ata janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatë këtyre ditëve. Mirëpo, duket se ditët e fundit dyshja është më e afërt se kurrë, me Kiarën dhe Luizin duke ndarë çaste të ëmbla me puthje e përqafime të ngrohta.
Ndëkohë që Luizi e ka shfaqur edhe më parë që është mjaft xheloz ndaj Kiarës, ditën e sotme ai është shprehur se nëse do të hynte ish-partneri i saj në BBV, ai do mund ta nxirrte atë jashtë. Konkretisht ai ka thënë:
E vetmja gjë që shoh unë që mund të më nxjerrë jashtë lojës, më beso, pa bërë asgjë, thjesht prania e tij.