E ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio ka qenë ish-banorja e shtëpisë së BBV, Ledjona Xheladinaj. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me jetën e saj, punë, angazhimet e reja dhe jo vetëm…
Ledjona gjatë intervistës me Salsanon, Adin dhe Visjanin ka zbuluar edhe një detaj në lidhje me raportin e saj me çiftin Kiara-Luiz.
Pjesë nga biseda:
Salsano: Kam dëgjuar një thashethem që është mërzitur Kiara, apo nuk ishte thashethem ky?
Adi: Të ka bërë unfollow?
Ledjona: Kiarën e kam shumë xhan, tani që është bërë dhe mami i urojmë jetë të gjatë vajzës. Ka qenë një pyetësor në Instagram-in tim dhe jam pyetur për Luizin dhe faktikisht nuk më dilte dhe thashë ndoshta më ka bërë bllok, doja thjesht t’i bëja tag. Nuk e di pse Luizi sepse unë e kam vlerësuar. Se di çfarë ka e se ku i ka ngelur hatri…
Më ka bërë bllok.
Adi: Pse ka ndodhur kjo?
Ledjona: Nuk e di sepse do ta thoja.
Visjani: Diçka ke bërë ti.
Ledjona: Jo, nuk kam folur keq. Gjithmonë kam folur mirë. Me Kiarën i kam marrëdhëniet shumë të mira.
Ndër të tjera Ledjona zbuloi se e ka uruar Kiarën edhe për ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre, Luna Mari.