Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike Tomi Kallanxhi, i cili njihet si një specialist i botës së teknologjisë. Si të fitosh para nga “BBV”?! Për këtë na flet më shumë Tomi, i cili ndër të tjera është edhe iniciatori i hashtagut #hashtagmeluizin. Si është ecuria në lidhje me këtë hashtag?
Është duke kapur majat. Noizy mbante rekordin, ia ka kaluar edhe me 2.6 miliardë views.
Si mund të fitosh diçka nga “BBV”?
Duke qenë që këto numra janë goxha të mëdhaja i bie që çdo shqiptar ka parë 200-300 video me hashtagun luiz. Shumë njerëz tentojnë të prodhojnë kontent, ky lloj hashtagu ka kapur majat. Edhe bizneset e kanë përdorur këtë hashtag për bizneset e tyre, për të krijuar promocionet, për të marrë views në reklamat e tyre, kanë hapur gjithashtu edhe website në emër të Luizit. Është një minierë e madhe ari. Kur nisi emisioni hashtagu Luizit ishte 2 deri në 5 milionë views dita tani jemi 100 milionë views dita. Janë shifra shumë të mëdhaja. Duke e pjesëtuar për 10 fenomeni i Donald Veshaj, por që kjo gjë është herë 10 minimalisht, është në nivele shumë të larta. Duhet të themi që në kohën e pandemisë ishte vetëm Facebook dhe Instagrami. Tani është shtuar edhe TikToku që e ka suportuar në mënyrë perfekte emisionin.