Celebrities Gossip Showbiz

Luizi firmosi një kontratë menaxhimi brenda “BBV2”, ja çfarë përmbante!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Kudo në rrjete sociale janë hedhur mjaft aludime rreth Instagramit të Luizit, arsyeja e ndryshimit të emrit, autorësia, menaxhimi etj.  Ditën e sotme Top Channel ka vendosur të tregojë të gjithë të vërtetën duke sqaruar se Luizi me dëshirë të plotë ka firmosur një kontratë menaxhimi  të imazhit dhe rrjeteve të tij sociale. Për vërtetësinë e kësaj, Top Channel ka publikuar video të Luizit, ku me dëshirën e tij të lirë e ka kërkuar këtë gjë dhe dnër të tjera ka cilësuar që menaxhimi i Instagramit të mos ishte në duart e askujt tjetër, madje as të familjarëve të tij, por të Top Channel. Nga ana tjetër është njoftuar se me mirëkuptim është kërkuar një lloj bashkëpunimi nga Jurgena, e cila ka menaxhuar prej kohësh Instagramin e Luizit, por kjo e fundit nuk ka pranuar.

Ditën e sotme është bërë edhe një reagim zyrtar nga ana e Top Channel në lidhje me të drejtat e Instagramit të Luizit.