Efi Dhedhes së fundimi ka marrë pjesë në Big Brother ku ka treguar veten si një vajzë shumë e fortë dhe e guximshme. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, ajo debatoi me Luiz Ejlli, përshhkak të një opinioni që Efi dha kundrejt Kiarës dhe artisti i mbajti mëri.
Ndërkohë, ditën e sotme në një InstaStory nje prej fansave e ka pyetur bukuroshen:
A do e suportosh Luizin në këngën e tij më të re?
Ja si përgjigjet ajo.
Po, normale që do e suportoj sepse e dimë të gjithë që Luizi është një nga këngëtarët më të mirë dhe ka një zë fantastik dhe i uroj shumë suksese.
Me sa duket këto hatërmbetje qenkan sheshuar buke i lënë mbrapa dhe miqësia e tyre vazhdon akoma. Ata gjatë qëndrimit në shtëpi kanë qenë shumë miq me njëri-tjetrin dhe ishin një treshe e pandashme së bashku me Kiarën. Një pjesë e madhe e publikut ishin admirues të treshes (L.E.K) Luiz, Efi, Kiara. Kujtojmë, se Efi para së të futej në Big Brother ka qënë konkurrente në Për’puthen ku aty ajo pati dhe daljen e parë televizive, ku mijëra veta e kanë pëlqyer, por nuk kanë munguar dhe komentet negative.