Celebrities Gossip Showbiz

Luiz Ejlli i fiton shtratin Dea Mishel-it brenda shtëpisë së ‘BBV2’ dhe ja mënyra si!

Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të‘gozhduar pas ekranit’. Pas edicionit të parë të “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, edicioni i dytë i tij ka nisur mbrëmjen e djeshme.

15 banorë janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri mbrëmjen e djeshme e mesa duket që natën e parë nuk kanë munguar sfidat jo vetëm nga Vëllai i Madh, por edhe mes konkurrentëve. Pas mbarimit të spektaklit mbrëmjen e djeshme, një nga problemet ka qenë edhe ndarja e krevateve e kështu Luizi ka pranuar sfidën e vajzave për të kënduar për Dea Mishel në mënyrë që të marrë krevatin e saj dhe arriti që t’ia dilte.

Mesa duket që natën e parë është ndjerë gara mes njëri-tjetrit, ku u shfaq edhe në diskutimet për bashkëjetesën në shtëpi. Mendimi i Luiz Ejllit nuk u prit mirë nga disa banorë sidomos nga Mikela Pupa. Këngëtari u shpreh se gjithçka duhet të bëhet me dhunë (diplomatike), por kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Mikelës, e cila i është kthyer kundra, ku ka pasur dhe mbështetjen e Armaldo Kllogjerit.