“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
Pak ditë më parë u publikua promo zyrtare e “DWTS”. Ky show magjik i kërcimit do të nisë më 6 Tetor dhe do të transmetohet live çdo të premte në Top Channel. E teksa pritjes po i vjen fundi, një tjetër surprizë erdhi ditën e sotme, teksa producentja Sara Hoxha postoi një InstaStory ku zbuloi lajmin ekskluziv që në premierën e madhe të 6 tetorit do të ketë një performancë magjike.
Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother Vip, si edhe protagonist i filmit “Në kuadër të dashurisë”, do të ketë një performancë speciale ekskluzivisht për DWTS. Epo me siguri premiera e 6 Tetorit ka krijuar pritshmëri të larta dhe aq më tepër tani.
Kujtojmë, se përsa i përket jurisë një nga vajzat më të përfolura të ekranit, Olta Gixhari do të jetë pjesë. Gjithashtu, Lori Bala vjen këtë herë në juri, pas një sezoni të kaluar si balerine profesioniste. Valbona Selimllari do të jetë edhe në këtë sezon të dytë, ndërsa kryetar i jurisë është Ilir Shaqiri.