Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.
Gazetarja e njohur, Ida Nurçe, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel. Ajo u ngacmua nga moderatorja Alesia Bami në lidhje me dy artistët, Flori Mumajesi dhe Luiz Ejlli. Ida është tekstshkruesja e një poezie me titull “M’thirri ndjenja” e recituar nga Flori si dhe tekstshkruesja e këngës “Frymë” të kënduar nga Luizi.
E pyetur nëse është më mirë një tekst nga ajo dhe i recituar nga Flor Mumajesi apo një tekst i shkruar nga ajo dhe i kënduar nga Luiz Ejlli, Nurçe zgjodhi Mumajesin.
Alesia: Ida Nurçe përveçse gazetare është edhe tekstshkruese. Është më mirë i shkruar një tekst nga ty dhe i recituar nga Flor Mumajesi apo një tekst i shkruar nga ty dhe i kënduar nga Luiz Ejlli?
Ida: Sigurisht që një tekst i shkruar nga unë dhe i recituar nga Flor Mumajesi. Por pak më poshtë është edhe i kënduar nga Luizi.
Manushi: Sa më poshtë?
Ida: Dua të shtoj diçka, teksti që kam bërë dhe ka lexuar Flori, ka qenë spuntoja që unë jam njohur si tekstshkruese. E për këtë jam shumë falënderuese për Florin.