Luiz Ejlli sa vjen e po bëhet edhe më aktiv me karrierën e tij pas daljes nga ”Big Brother VIP”. Të gjitha këngët që ai ka publikuar pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri kanë rezultuar mjaft të suksesshme.
Luizi përpos xhirimeve në filmin “Në kuadër të dashurisë” ka treguar se është rikthyer edhe në muzikë gjithashtu me plot projekte, disa solo e disa bashkëpunime. Luiz Ejlli ka publikuar këtë të enjte prodhimin e ri muzikor, një këngë që është dedikim për bashkëshorten e tij, Kiara Titon.
Dedikimi për partneren e tij ishte ndoshta gjesti më romantik dhe në pjesën e refrenit, përmendet emri i moderatores. Kënga titullohet “Dedikim”, ndërsa në tekst Luizi i shpreh Kiarës dashurinë: “Ti e di je thesari im! Kiara, shpirtin ty ta fala”.
Videoklipi romantik është i xhiruar brenda në kala dhe personazhet kryesorë janë dy fëmijë që pëlqejnë njëri-tjetrin. Në fund të këngës ata janë dy të rritur, Luizi dhe Kiara që vazhdojnë të jenë bashkë e të duan njëri-tjetrin. Për më shumë ndiqni videon më poshtë për të dëgjuar projektin e plotë.