Një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, për të mos thënë më i komentuari, është padyshim Luiz Ejlli. Publiku është afeksionuar pas tij që nga forca e treguar, loja që ka zgjedhur të bëjë, debatet e shumta, notat e tij të humorit, historia e dashurisë me Kiara Titon, e shumë e shumë motive të tjera.
Mbrëmjen e kaluar banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” morën pjesë në disa diskutime lidhur me tema të caktuara, për të dhënë opinionin e tyre. E një nga temat që krijoi mjaft debat mes banorëve ka qenë mbi martesat brenda së njëjtës gjini. Ishte mendimi i Luizit ku u shpreh shumë kundër kësaj, duke e komentuar kështu:
Në rrugë shoh dy meshkuj që puthen bashkë plot pasion. Dhe më thotë vajza: “O babi pse puthen ata, siç puth ti mamin”? Çfarë t’i them unë? “Nuk më duket normale”, -më thotë, – “se kështu ti puth mamin, jo ndonjë shok”. Kjo është jonormale, jo normale. Janë të drejtat e tyre dhe duhet t’i respektojmë. Por, por këta nuk po dinë të ndalen. I njohëm si gay, i dhamë të drejtën për t’u martuar, për të adoptuar fëmijë… Po ndaluni more…
@topalbania_radio Luiz Ejlli në debatin e mbrëmshëm në “Big Brother VIP”: “Homoseksualizmi nuk është normal”! . . . #topalbaniaradio #topalbania #topradio #tar #radio #radiokombetare #radiolover #uamamitopalbania #newpost #bigbrothervip #luizejlli ♬ original sound – Top Albania Radio