Celebrities Gossip Showbiz

Luiz Ejlli nuk është i vetmi këngëtar në familje, ja kush tjetër është i talentuar në muzikë!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Ditën e sotme Kiara ka zbuluar disa momente të tjera nga festa e organizuar për përvjetorin e martesës së prindërve të saj. Në një video të postuar kemi zbuluar se në familjen e tyre, jo vetëm Luizi është këngëtar, por edhe babai i Kiarës është i talentuar në muzikë dhe shihet duke kënduar dhe duke i rënë kitares.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Së fundmi një video ka qarkulluar kudo në rrjete sociale, ku shfaqet Luizi duke refuzuar në mënyrë të pasjellshme një fanse për të bërë foto me të. Kjo pasi ata ndodheshin në plazhin e Velipojës dhe në ato momente Luizi ka qenë lakuriq në pjesën e sipërme dhe vetëm me pantallona. Luizi është shprehur se nuk mund të bëj foto në atë gjendje me një fanse, pasi edhe pse ndodhen në plazh ndjekësit në rrjete sociale shprehen negativisht duke aluduar se ata mund të kenë diçka bashkë.