I kthyer në një fenomen “Big Brother VIP” këtë vit rezervoi çdo të martë dhe të shtunë për të gjithë ne surpriza të pafundme por edhe të papritura. Në atë shtëpi gjithçka nisi më 24 Dhjetor ku 15 banorë filluan rrugëtimin e tyre me qëllimin për të fituar çmimin e madh. Dalëngadalë mbi 100 ditë kaluan me një rrugëtim plot me nominime, sfida, largime dhe zarfa të zi nga Vëllai i Madh për shkeljen e rregullave kryesore të formatit.
Numërimi mbrapsht ka filluar për finalen e madhe të 6 majit dhe një nga finalistët e këtij edicioni është Luiz Ejlli. Një banor mjaft i spikatur gjatë gjithë këtij rrugëtimi të gjatë dhe të bukur. Ai e nisi gjithçka më 24 dhjetor kur vendosi të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Për Luizin ky rrugëtim nuk ka qenë aspak i lehtë duhet ta pranojmë. Që në ditët e para ai me humorin e tij arriti të krijonte në një lloj mënyre edhe rolin e tij në atë shtëpi. Përveç batutave, shakave dhe anektodave të pafundme që i kanë pëlqyer të gjithëve gërhimat e tij ishin edhe një pikë kyçe diskutimi. Po me kalimin e kohës banorët u mësuan pavarësisht se në fillim disa prej tyre kanë fjetur jashtë. Nuk duhet të harrojmë edhe ndryshimin e ngjyrës së flokëve që ai bëri dhe e ktheu në një trend në të gjithë vendin, ‘I dua flokët si Luizi’. Ai eksperimetoi me flokët e tij disa herë ma pas si në blu apo edhe në jeshile.
Me kalimin e ditëve brenda shtëpisë Luizi filloi të shprehte edhe pëlqimin e tij për një nga banoret aty, konkretisht Kiara Titon. Duhet të themi se në fillim për Luizin nuk ka qenë aspak e lehtë sepse Kiara ishte shumë e bindur me veten e saj, por çdo ditë e më shumë që kalonte ata filluan të qëndronin edhe më shumë bashkë.
Por më 11 janar në ‘Prime’-in e të martës historia e tij arriti të merrte një vëmendje shumë të madhe. Ai i rrëfeu Kiarës se vuante nga një sëmundje shumë e rrallë për të cilën duhej të trajtohej jashtë shtetit. Gjatë mbrëmjes së spektaklit ai u nis drejt spitalit për të kryer të gjitha analizat e nevojshme. Fatmirësisht gjithçka doli në rregull. Kjo situatë solli mjaft trazira dhe debate në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, të gjithë banorët e tjerë u larguan nga Luizi.
Momente mjaft të vështira për të, sepse të gjithë banorët nuk ishin aspak të bindur në lidhje me sjelljet e tij. Kiara gjithashtu u distancua nga ai. Pavarësisht gjithçkaje Luiz Ejlli doli i preferuari i publikut dhe nga ai moment rrjedha e lojës ndryshoi. Nga situata e rënduar Kejvina Kthella pas një debati me Luizin u çua dhe e goditi me shpullë këngëtarin, gjë që solli edhe skualifikimin e menjëhershëm të saj nga gara. Për këtë veprim modelja sigurisht që kërkoi falje dhe ka treguar mbështetjen e saj për finalistin.
Duke lënë pas momentet jo fort të mira kthehemi tek ato më të bukurat dhe më të veçantat të këtij rrugëtimi. Të gjithë ne e mbajmë mend dasmën e çiftit Luiz-Kiara.
Një moment kyç ky që shënoi dhe nisjen e një lidhje mjaft të fortë dashurie mes dy banorëve. Ishte Kiara Tito ajo që në momentin kur po bënin betimet i dhuroi Luizit puthjen e parë. Pas asaj mbrëmje çifti u bë i pandashëm dhe gjithmonë ishin aty për njëri-tjetrin.
Më 14 shkurt ishte Luizi ai që i bëri një surprizë shumë të bukur Kiarës, një këngë për partneren e tij. Një projekt muzikor që u kthye në një hit dhe numëron me miliona klikime.
Sigurisht që edhe zënka dhe debate mes tyre ka pasur por ata kanë arritur që ta gjejnë rrugën e komunikimit mes tyre. E teksa Luizi ishte i bindur se Kiarën e tij e donte në finale ndodhi një nominim i cili çoi ‘kokë më kokë’ Oltën dhe Kiarën. Kiara doli nga shtëpia e BBV, por fati dhe votat e publikut deshën që ajo të rikthehej sërish në shtëpi pranë Luizit.
Duke kaluar ditët ata u bindën më shumë rreth lidhjes së tyre dhe ndjenjave të bukura dhe nuk kishte si të mos mungonte propozimi për martesë. Një natë e paharrueshme për ata por edhe për ne.
Me dinamikat e lojës, me strategjitë e tij dhe me lojërat e pafundme, Luiz Ejlli arriti që të shpallej finalisti i parë i edicionit të dytë të BBV. Mbrëmjen e kaluar ai u surprizua nga mamaja e tij për të cilën që nga fillimi i BBV kishte thënë se është e pamundur që ajo të vijë, por ja që gjërat ndryshuan dhe ajo erdhi në vendin tonë për të takuar djalin e saj.