“Goca dhe Gra”, talk show shumë i diskutuar do të bëjë bashkë këtë sezon pesë moderatore: Heidi Baci, Xhilda Luzi, Rudina Dembacaj, Jorida Rustemi dhe Egla Ceno. Ndryshe nga sezonet e shkuara këtë vit do të jenë pesë bashkëmoderatore, që do të diskutojnë mbi tema të ndryshme dhe që do të kenë të ftuar të shumtë.
Kujtojmë, se Heidi dhe Egla, rikthehen krah njëra-tjetrës, pas përvojës së “Big Brother VIP” njëra si finaliste dhe tjetra fituese, për të komentuar tema nga më të ndryshmet. Gjithashtu, pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” në Top Channel do të jetë edhe aktorja e dashur Rudina Dembacaj, psikologja dhe pedagogia Jorida Rustemi dhe aktivistja Xhilda Luzi.
E ftuar mbrëmjen e sotme te “Goca dhe Gra” ka qenë Kiara Tito, mes të tjerash Kiara na ka treguar edhe shtëpinë e saj dhe të Luizit, ku nuk ishte edhe aq e zakonshme, pasi ishte e rrethuar nga kamerat.
Luizi na vëzhgon kemi vendosur kamera në shtëpi për cështje sigurie, bëj shaka, kur u zhvendosëm këtu nëse gjyshet nuk do kishin mundësi të ndihmonin me bebushen do të merrnim një dado, por u rregullua shyqyr Zotit dhe kamerat do të hiqen shumë shpejtë