Celebrities Gossip Showbiz

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito sapo na treguar kartolinën e tyre të Krishtlindjes!

Luiz Ejlli së fundmi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor që mban titullin “Frymë”. Këngë erdhi si surprizë për të gjithë fansat e artistit. Luizi dhe Kiara kanë konfirmuar me videoklipin mjaft të ëmbël se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti do të sjellë në jetë një vajzë dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

Së fundmi me anë të disa postimeve Luizi dhe Kiara kanë treguar se kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë, por nuk e kanë zbuluar destinacionin. E duket se çifti po kalon disa ditë pushime në Zvicër, ku vetëm pak më parë Kiara ka postuar foto së bashku me Luizin në mes të borës dhe mund të themi se është kartolina e tyre e Krishtlindjes.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Mes shumë uimeve nga pesonazhet publikë janë vënë re edhe personazhet të cilët nuk kishin marrëdhënie të mirë me çiftin. Nga ana e Olta Gixharit nuk u pa asnjë urim dhe të gjithë janë shumë kuriozë të dinë nëse ka pasur një urim në privat. Së fundmi në një ‘Ask’ Olta është pyetur për këtë dhe jo vetëm që ka pasur një urim nga ana e saj, por ka treguar edhe mesazhin që i ka dërguar në privat Kiarës.