Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.
Së fundmi ai ishte në një koncert në kryeqytet ku pranë tij ishte dhe partnerja Kiara Tito. Ajo ka ndarë një video në InstaStory ku shfaqet Luizi duke kënduar këngën e tij më të re “Dedikim”, të cilën ia ka dedikuar asaj. Kënga ka dalë para pak kohësh dhe numëron miliona shikime në platformën YouTube, ku gjithashtu u prit mjaft mirë nga fansat e dyshes.
Kiara pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri u bë moderatore e Kepit të Vipave një tjetër emision në Top Channel që është xhiruar në Turqi. Disa nga konkurrentët kanë qenë pjesë e Big Brother Vip 2. Së fundmi mes çiftit është përfolur për një shtatzani por akoma nuk kanë reaguar lidhur me këtë lajm. Këto dyshime lindën pasi Kiara dhe Luizi postuan një video, ku ndjekësit dyshuan për një shtatzani të moderatores.