Tech

Luiz Ejlli, ChatGPT dhe Big Brother VIP, fjalët kyçe më të kërkuara në Google për vitin 2023/Ja çfarë tregon Tomi Kallanxhi…

Mëngjesin e sotëm i ftuar në studion e “Wake Up” ka qenë Tomi Kallanxhi, specialist i botës së teknologjisë. Ai ka folur më shumë mbi kërkimet më të shpeshta në Google gjatë 2023, por jo vetëm…

Për çfarë kanë kërkuar më shumë shqiptarët në Google në vitin 2023?

Në krye janë Luiz Ejlli dhe ChatGPT. ChatGPT është në shifra shumë të larta, është në vend të parë në totalin vjetor që nga 1 janari deri tani që flasim. Dhe kjo është një gjë pozitive që njerëzit kërkojnë ChatGPT, që është një gjë trending globale, që duan të mësojnë më shumë, si të përdorin të renë. Edhe “Big Brother VIP” është në Top 5 të fjalëve më të kërkuara të 2023.

Lidhur me “Big Brother VIP 3”, Tomi u shpreh:

“Big Brother VIP 3” pikun e ka nisur që më 26 nëntor. Që nga kjo datë është Gati 81% e userave që kanë naviguar online, kanë kërkuar të paktën një herë për “Big Brother VIP”, në periudhën nga data 26 nëntor deri në 2 dhjetor.

Nga ana tjetër, gjithashtu shumë interes ka dhe për “Dancing With The Stars”. Cilat janë emrat që janë lërkuar më shumë në Google?

Po e nis nga vendi i katërt, Irgen Çela. Vendi i tretë është Sardi. Vendi i dytë është Enxhi Nasufi. Vendi i pestë është Fifi.