Bota

Lufta në Rripin e Gazës/ Vazhdojnë sulmet izraelite në kampet e refugjatëve! 27 të vdekur, mes tyre dhe fëmijë!

Të paktën 27 persona u vranë në bastisjet izraelite të nisura në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rripin e Gazës.

Mes viktimave raportohet se ka edhe fëmijë, shkruan agjencia e lajmeve Al Jazeera

Kampet e refugjatëve të Nuseirat dhe al-Bureij (në Gazën qendrore ), Jabalya (në veri të Gazës) dhe Khan Yunis (në Gazën jugore) u goditën gjithashtu .

“Ekipet e Mbrojtjes Civile dhe mjekët kanë nxjerrë pesë trupa nga bombardimi në agim në një shtëpi në kampin Nuseirat”, thuhet në një deklaratë, sipas së cilës viktimat përfshijnë një grua dhe fëmijët e saj. Gjithashtu në Nuseirat, Forcat Ajrore izraelite sulmuan një banesë pranë xhamisë Murad Al Talaa, ndërsa akoma nuk dihet numri i viktimave dhe i të plagosurve.

Zona më e prekur këtë natë ishte qyteti i Gazës, ku ushtria izraelite ka kryer sulme intensive tokësore dhe ajrore për javë të tëra pas urdhrit të evakuimit më 10 korrik.

Në lagjen Sheikh Radwan në veriperëndim të qytetit, një shtëpi u godit. Të paktën 6 persona vdiqën dhe 10 u plagosën, raportojnë mediat palestineze, duke e cilësuar sulmin një “masakër”.