Bota

Lufta Izrael – Hamas/ Italia mbështet përpjekjet e SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit për armëpushim në Gaza!

Italia mbështet përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit për të arritur një marrëveshje për një armëpushim në Gaza dhe për lirimin e pengjeve në përputhje me Rezolutën 2735 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Një armëpushim në Gaza është gjithnjë e më urgjente për t’i dhënë fund vuajtjeve të popullatës civile, për të siguruar ndihmën e nevojshme humanitare dhe për të nxitur zbrapspjen e këtij  përshkallëzimi në nivel rajonal.

Italia u kërkon të gjitha palëve në konflikt që të pranojnë pa vonesë të mëtejshme ftesën e ndërmjetësuesve për rifillimin e negociatave në Doha më 15 gusht me qëllim finalizimin e një marrëveshjeje.