Sot i ftuar në studio në emisionin “Çdo gjë është ashtu si duket” ishte Joni Vorpsi, anëtar dhe koordinator projektesh i “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania”. I pasionuar dhe studiues i biodiversitetit në Shqipëri gjithashtu. Në lidhje me kauzat e ruajtjes së biodiversitetit në Shqipëri ai është shprehur se:
Duhet rritur ndërgjegjësimi dhe vlerësimi i kësaj. Sulmohemi sepse e vlerësojmë atë që na ushqen. Zonat e mbrojtura duhen ruajtur për shërbimet që i japin ekosistemit. Universitetet duhet të drejtojnë kërkime shkencore, duhet të prodhojnë artikuj shkencorë që kjo pasuri që kemi të jetë e dokumentuar. Fatkeqësisht këto kërkime nuk janë në shkallën e duhur.
Para pak ditësh në lajme u shfaq një video e masakrës mjedisore në Sarandë ku mund të dalloheshin peshq pafund të ngordhur dhe gjallesa që përpëliteshin në baltë dhe u tha që kishte lidhje me tharjen e lumit të Kalasës por sa e pavërtetë ishte kjo dhe pse?
Spekulimet për shkaqe natyrore dolën pas publikimit të lajmit. Duhet theksuar se pas disa ditësh filloi përsëri rrjedhja e tij normale, kështu që kjo tregon një keqmanexhim. Një tharje e tillë aq e shpejtë mund të vijë vetëm nga ndërprerja e rrjedhës. Ai është një ushqim për ne dhe për gjallesat e tjera. Ata arrijnë të rregullojnë të gjithë klimën. Prishja e atij peizazhi ka sjell ndikim në të gjithë zonën përreth. Të gjithë resurset natyrore ne nuk i trajtojmë ashtu siç duhet. Mungesa e kontrollit gjithashtu ka peshën e tij, ka sjellë gjithashtu edhe një abuzim.
Joni u ndal gjithashtu edhe tek çështja kryesore e ndërtimit të HEC-eve, ku tregoi se:
Ditët e sotme ka një ndërgjegjësim më të madh sa i përket temës së HEC-eve. E dinë që ndotja e HEC-eve është shumë e madhe dhe dëmton ushqimet, kafshët. Njerëzit i kanë parë edhe problematikat që sjellin ato, sidomos ndotja. Për të krijuar energjinë e mjaftueshme për njerëzit do të na duhet të ndërtojmë më shumë sisteme voltaike në toka. Parqet fotovoltaike vetëm me qëllim për krijimin e energjisë por ato mund të zhdukin shumë habitate.