Horoskopi Lifestyle Live From Tirana Love & Sex

Luani dhe Peshorja, dy shenjat më me fat në dashuri për këtë verë!

Të ftuara në studion e “Live From Tirana” kanë qenë Ira Mestani dhe Gerta Hoxha, të cilat menaxhojnë faqen astrologjike “Binjakët”. Ato kanë folur më shumë mbi sezonin e verës që do të shijohet më shumë nga beqarët. Cila nga shenjat do të ketë më shumë fat sa i përket romancës?

Luani

Së pari, sepse ka sezonin e tij tani. Luani me Venusin mbi kokë dhe Marsin dhe Hënën e re, do të ketë më shumë vetëbesim. Kështu që do të hedhi atë hapin e parë.

Peshorja

Mendoj se është sezoni i tyre sepse janë shumë flirtues dhe pjesa e verës i nxjerr në pah nëpër plazhe. Kanë shumë qejf që të argëtohen me njerëz të tjerë, të flirtojnë… Dhe mendoj se do të jetë vera shumë e mirë për personat që janë të shenjës së Peshores dhe që janë beqarë.