Ditën e djeshme prezantuesja bukuroshe Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi janë bërë prindër të një vajze. Teksa as Marina dhe as Getoari nuk kanë postuar ende asgjë lidhur me ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre, tezja e saj, Luana nuk ka ngurruar të shprehë emocionet e saj të para. Luana ka postuar në InstaStory një foto ku shkruan:
Ndjesia më e bukur në botë.
Ndërkohë, rikujtojmë se pak ditë më parë Marina dhe Luana ndanë disa foto shumë të ëmbla së bashku, teksa kjo e fundit u shfaq duke prekur barkun e rrumbullakosur të Marinës. Prezantuesja bukuroshe tregoi se ishte shumë e emocionuar për ardhjen në jetë të mbesës së saj. Luana i shoqëroi këto fotografi me mbishkrimin:
Tezja me mbesën.
Rikujtojmë se, në Instagramin e saj herë pas here, prezantuesja bukuroshe zgjedh të ngacmojë pak ndjekësit e saj. Para pak kohësh Luana ka treguar se ka marrë një banesë të re në Kosovë, më saktë në lagjen e re në Novobërdë të Gjilanit, ku banojnë edhe yje si Ledri e Lumi B. Teksa e ka treguar këtë me anë të një Instastory ajo ka ftuar ndjekësit që të zbulojnë se cila nga banesat është e saja.
Keni zbritje po e gjetët!!!