Luana Vjollca është një nga prezantueset më të njohura të televizionit tonë. Në Instagramin e saj herë pas here, prezantuesja bukuroshe zgjedh të ngacmojë pak ndjekësit e saj. Këtë herë Luana jo vetëm që ka treguar se ka marrë një banesë të re në Kosovë, më saktë në lagjen e re në Novobërdë të Gjilanit, ku banojnë edhe yje si Ledri e Lumi B.
Teksa e ka treguar këtë me anë të një Instastory ajo ka ftuar ndjekësit që të zbulojnë se cila nga banesat është e saja.
Keni zbritje po e gjetët!!!
Rikujtojmë se, Luana pak ditë më parë tregoi me anë të një postimi në Instastory se një ndjekës ka bërë portretin e saj tatuazh.
Rikujtojmë se, teksa është shfaqur duke kërcyer dhe argëtuar në vendet me muzikë të Mykonos, Luana ka zbuluar se si e quajnë atë atje duke e krahasuar me aktoren e njohur kolumbiano-amerikane Sofia Vergara.
Së fundmi për ditëlindjen e Luanës nuk munguan urimet e pafundme nga miq dhe personazhe të njohur të showbiz-it, një figurë shumë e njohur e politikës tonë i ka bërë prezantueses bukuroshe një surprizë shumë të këndshme. Bëhet fjalë pikërisht për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dërgoi një buqetë me lule në shtëpi dhe krahas saj një kartolinë.