Botë e Çuditshme

Luajti videolojën World of Warcraft për më shumë se 78 orë, amerikani thyen rekord!

Një burrë nga New Jersey e përdori mirë pagjumësinë e tij duke luajtur World of Warcraft për më shumë se 78 orë, duke thyer kështu rekord botëror. Bëhet e ditur se Justin O’Donnell luajti videolojën e famshme për 78 orë e 30 minuta.

Atij iu lejua një pushim prej 5 minutash çdo orë, por ai e përdori kohën e tij të pushimit për të ngrënë dhe për të luajtur me qentë e tij në vend që të flinte. O’Donnell e përfundoi seancën e tij të lojës 78-orëshe dhe 30-minutëshe me 80 minuta pushim. “Unë u lodha fizikisht, jo aq shumë mendërisht”- tha ai për Guinness. Maratona e tij e lojërave theu rekordin për maratonën më të gjatë të videolojërave, e cila më parë ishte 59 orë e 20 minuta.